
Deputetët e Kuvendit do të mbajnë sot seancën e parë parlamentare për këtë sesion në orën 18:00.
Para se të mblidhen në seancë, deputetët u mblodhën për Konferencën e Kryetarëve tek kryesia e Kuvendit rreth një orë më parë.
Kjo konferencë u mblodh për të shqyrtuar kalendarin dhe programin e Parlamentit, drafti i së cilës ka në agjendë dekretet e presidentit Ilir Meta.
Ndërkohë parlamenti do të shqyrtojë 9 ligje të mazhorancës që i ka kthyer në Kuvend presidenti, por gjithashtu raportohet se këtë sesion do të vendoset shkarkimi ose jo i Metës.