PDIU, tubim elektoral me gratë në Elbasan

PDIU, tubim elektoral me gratë në Elbasan

1493
0

Forcimi i rolit të gruas dhe më shumë mbështetje nëpërmjet punësimit e politikave favorizuese, ishin disa nga premtimet që kandidatët e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet u dhanë grave dhe vajzave të Elbasanit, të pranishme në tubimin elektoral organizuar pasditen e djeshme nga kjo forcë politike.

Fotografia e PDIU Elbasan

Alketa Ipeku, kryetare e Forumit të Gruas së PDIU-së Elbasan, u bëri thirrje grave të bashkohen në votën e tyre për PDIU, parti e cila ka zgjedhur njerëz që kanë kontribuar për këtë qytet .

Fotografia e PDIU Elbasan

Deputeti Aqif Rakipi, fillimisht falenderoi të pranishmet për përkrahjen ndaj PDIU-së dhe vlerësoi gruan si një forcë e madhe, në familje e kudo. Z. Rakipi tha më tej se rradhët e PDIU-së shtohen çdo ditë me njerëz që kërkojnë një zgjidhje për problemet dhe kandidatët e propozuar kanë treguar se dinë të qëndrojnë krah tyre. Sipas tij, në qarkun e Elbasanit, tre mandate deputetësh janë të padiskutueshëm.

Fotografia e PDIU Elbasan

Në fjalën e saj, kandidatja Elena Xhina e cilësoi prezencën e gruas në politikë e vendimmarrje si tregues i demokracisë së një vendi. Gratë, sipas saj, nuk duhet të përmenden vetëm për statistikë, por të vlerësohen për performancën dhe kontributin që japin në shoqëri. Kandidati Bujar Muça ndër të tjera u ndal tek emigracioni, si një plagë e pambyllur e shoqërisë që ende ndan familjet shqiptare. Ai premtoi se kandidatët e PDIU-së do të angazhohen maksimalisht që të sigurohen kushtet për një jetesë sa më të mirë, këtu në Shqipëri. Në përfundim të takimit vajza të sapoanëtarësuara në PDIU shprehën bindjen se mbështetja për këtë forcë politike do të sjellë ndryshim cilësor për të gjithë familjet.