PDIU takim në Sarandë, Konispol dhe Delvinë

PDIU takim në Sarandë, Konispol dhe Delvinë

310
0

Në 4 vitet e ardhshme ne jo vetëm do të flasim për Çamërinë, por do ta zgjidhim juridikisht, do të detyrojmë qeverinë shqiptare që t’i hapë rrugën e zgjidhjes përfundimtare, çështjes së shqiptarëve të Çamërisë, ka deklaruar sot kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, gjatë takimeve me qytetarët në Sarandë, Konispol dhe në Delvinë.

“Ne do ta kërkojmë vatanin tonë sa të kemi frymë, sa të kemi jetë, deri sa ne t’i kthejmë të drejtat tona aty ku i takon, tek i zoti”,theksoi Idrizi.

Më tej, Kryetari i PDIU-së Idrizi u kërkoi qytetarëve të Sarandës, Delvinës dhe Konispolit, që të votojnë nr.13, të votojnë Tahir Muhedinin.

“Ju duhet të ndëshkoni me votë ata që e kanë marrë vërdallë Shqipërinë për 27 vjet dhe të votoni djemtë e vajzat tuaja. Ata që mendojnë për Konispolin, ata që mendojnë për Sarandën, për Delvinën, për të gjithë ata njerëz që mendojnë se ne kemi një të përbashkët. Atë që na përbashkon, atdhedashuria, patriotizmi, dashuria për vendin. Kemi një komb, një flamur, një Atdhe, një familje. Për të gjithë ata që mendojnë që kemi Veç një Atdhe, unë ju ftoj të votoni PDIU-në. Votoni nr 13. Votoni Tahir Muhedinin”, tha Idrizi.