PDIU krah studentëve, thirrje Ramës: Plotëso kërkesat e studenteve

PDIU krah studentëve, thirrje Ramës: Plotëso kërkesat e studenteve

318
0

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbështetur protestën e studentëve të cilët vijojnë rezistencën para Kryeministrisë. Në një njoftim për mediat, PDIU i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama t’i plotësojë kërkesat studentëve, ndërkohë që ftesën e këtij të fundit për dialog e cilëson si lojën e kungulleshkave. Gjithastu PDIU fton shqiptarët t’i bashkohen studentëve e ti ndihmojnë si të munden, me praninë e tyre, ushqime e batanije.

 

Njoftimi i plotë:

 

Dita e 10 e grevës së studentëve dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje politike për ta. Tre ditë në dhjetor 1990 ju deshën studentëve për të përmbysur regjimin më të egër komunist të kohës. U bënë ditë që Kryeministri vazhdon me kokëfortësi lojën e kungulleshkave dhe refuzon të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

 

Në mënyrë të ndërgjegjshme PDIU nuk votoi ligjin e arsimit të lartë, si një ligj klientelist, e që do sillte pasoja të pariparueshme në sistem.

 

Sot ne jemi përkrah studentëve të cilët i mësuan çdo qytetari të ketij vendi se për të drejtat luftohet pa kompromis.

 

Studentët janë ende sot përpara godinës së kryeministrisë, në shi e në të ftohtë, duke i bërë nder çdo shqiptari.

 

I bëjmë thirrje Edi Ramës, plotëso menjëherë kërkesat e tyre që dhe vetë i quan të drejta, e ktheje Universitetin në normalitet, shfuqizo ligjin e Arsimit të Lartë e ribëje atë me studentët e pedagogët, sepse përndryshe ky vend nuk do të ketë asnjëherë qetësi.

 

Ftojmë të gjithë përkrahësit tanë ti bashkohen studentëve e ti ndihmojnë si të munden, me praninë e tyre, ushqime e batanije. Ata janë femijët tanë dhe pjesa më e mirë e këtij vendi, e nuk mund të lihen kurrsesi vetëm, e as të munden nga arroganca e pandjeshmëria e një njeriu të vetëm, që ndersa u jep të drejtë studentëve, në vend që t’ju kërkoj falje, i mban në rrugë se duhet të takojnë Atë … shkaktarin e shkatërimit të dijes që aq shumë ka nevojë ky vend i drejtuar nga injorant, e dallkauke e të pa shkolluar. Ne jemi me ta! Të gjithë duhet ti ndihmojmë si një shpresë për këtë vend.