PD padit në SPAK Ardi Veliun/ Ja 5 veprat penale për të...

PD padit në SPAK Ardi Veliun/ Ja 5 veprat penale për të cilat kërkohet pezullimi i Drejtorit të Policisë: Urdhëroi…

363
0

Partia Demokratike paditi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi pretendon se ai ka kryer 5 vepra penale gjatë protestave të ditëve të fundit, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Kërkesa e Partisë Demokratike i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që duhet të kërkojë pezulliminne Ardi Veliut nga detyra deri në përfundimin e hetimeve.

 

Në padinë e dorëzuar në SPAK, Partia Demokratike argumenton me detaje sesi Ardi Veliu ka shkelur ligjin, duke kryer të pesta veprat penale, si:

 

Shpërdorim i detyrës

Kryerja e veprimeve arbitrare

Pengimi në të drejtën për t’u shprehur, grumbullusr dhe manifestuar

Dëmtime të tjera me dashje

Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

Në padinë penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Partia Demokratike vë në dukje se “në protestat paqësore për të kundërshtuar frymën e represionit policor dhe të abuzivizmit qeverisës, është vënë re përdorim i teprusr i dhunës policore, përdorimi në mënyrë të çmendur i gazit lotsjellës. Ai është hedhur në sasi shumë të mëdha në Bulevard dhe në zonat rezidenciale me densitet të lartë qytetarësh, që nuk ishin pjesë  e protestës”.

 

Selia blu deklaron se duke i vënë në dispozicion SPAK-it fakte konkrete, në padi theksohet se, me urdhër të Ardi Veliut, është ushtruar dhunë barbare ndaj të miturve, kanë ndaluar në mënyrë abuzive çdo njeri që lëvizte në rrugë, pa qenë pjesë e protestës.

 

“Me anë të këtij kallëzimi, marrim përsipër të bëhemi përçues të zërit të atyre qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të cilët besojnë se ligji është një dhe i barabartë për të gjithë dhe që ende kanë shpresën se vetëm zbatimi i Ligjit do ta çojë drejt përsosjes shoqërinë tonë.”- i drejtohet Partia Demokratike SPAK-ut, duke i kërkuar marrjen nën hetim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe pezullimit të tij nga detyra.