Lajme

Paul Pogba behet “galaktike”

By vizional

July 28, 2019

Paul Pogba është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato, teksa pak kohë më parë ka deklaruar se do të largohet nga Mançester Junajtid. Largimi i tij nga “djajtë e kuq” është i pashmangshëm, dhe sipas asaj që shkruan “Diario As”, mesfushori francez është shumë pranë transferimit tek Real Madridi.

Junajtid është pranë nënshkrimit me Bruno Fernandez dhe Milinkoviç-Saviç, dhe pikërisht blerja e dy lojtarëve, pritet të financohet nga shitja e 24-vjeçarit.

Pogba ka një dëshirë të madhe për të fituar Topin e Artë, dhe mendon se vetëm tek “rojiblankos” mund t’ia arrijë. Thuhet se francezi do të ketë pagën që aktualisht mban Bejl tek Reali, pra 14.5 milionë euro në sezon.

U fol se për lojtarin interesohej edhe Juventusi, por mesfushori ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Spanjë, nën urdhrat e një legjende tjetër franceze, si Zinedin Zidan.