Patozi: Ne do ia dalin! Kavaja një oaz i bukur në shkretëtirën...

Patozi: Ne do ia dalin! Kavaja një oaz i bukur në shkretëtirën e PD-së

427
0

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi e ka cilësuar pozitive fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë. Në një status në facebook, Patozi shkruan se edhe pse fitorja për Bashkinë e Kavajës është shumë e vogël përballë humbjes së PD në të gjithë Shqipërinë, Kavaja do të shërbejë si shkëndijë për rikthimin e demokratëve. Statusi në Facebook i Astrit Patozit:

NJË FITORE ÇLIRUESE PËR KAVAJËN

Urimet më të mira Isa Sakja! Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikëria dhe vlerat e marra peng prej vitesh të Kavajës. Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit. Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja. Ne do t’ia dalim.