Pasojat e tërmetit/ Vijon megaoperacioni arrestohet ndërtuesi i fuqishëm në Tiranë, shkon...

Pasojat e tërmetit/ Vijon megaoperacioni arrestohet ndërtuesi i fuqishëm në Tiranë, shkon në 27 numri i të arrestuarve të tërmetit (EMRI)

381
0

Ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve të tërmetit të 26 nëntorit. Mësohet se në pranga ka rënë një ndërtues i fuqishëm në Tiranë dhe bëhet fjalë për Fejzo Dyrmishin.

 

Aktualisht janë arrestuar 27 persona, 11 janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Bëhet me dije se 140 projekte nuk kanë dosje e projekte sizmike, në raste tërmetesh. Një dentist arrestohet sepse ka bërë ndërhyrje të paligjshme tek pallati në kombinat. Ndërkaq mësohet eshte arrestuar edhe Vjollca Hoxholli e cila akuzohet se ka ndërtuar ndryshe nga çfarë ishte parashikuar në lejen e ndërtimit.

 

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u zhvillua një aksion i madh policor në Tiranë nga sektori i krimit ekonomik, ku 40 persona janë shoqëruar në Tiranë, Farkë, Vorë dhe Kashar, ndër ta edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar se kanë abuzuar me detyrën apo kanë ndërhyrë në strukturën e ndërtimeve që kanë pësuar dëmtime pas tërmetit të 26 nëntorit.