Pasi u përfolën për prishje të miqësisë, Ermal Mamaqi publikon mesazhet me...

Pasi u përfolën për prishje të miqësisë, Ermal Mamaqi publikon mesazhet me Elvana Gjatën: Skandal, po më bullizon

81
0

Në fillim të këtij viti u përfol për një prishje të miqësisë mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës. Por aktori i njohur ka treguar që vazhdojnë të ruajnë miqësinë. Ai publikoi mesazhet që i kishte dërguar Elvana Gjata duke bërë batuta me njëri-tjetrin. Këngëtarja i komentoi në një foto që Ermali postoi në InstaStory të djalit të tij Joelit dhe qenit. Ajo shkroi se qeni ngjante me Ermalin ndërsa Joeli ishte kopje e Amit. Aktori dhe biznesmeni postoi bisedën me përshkrimin: “Skandal! Zbulohet biseda… Ja pra miq… Ja bullizmi i Elvana Gjatës në mesazhet private.”

Në mediat rozë u përfol për një prishje të miqësisë së vjetër mes Elvanës dhe Ermalit në premierën e filmit të tij më të ri, ‘I love Tropoja’, ku ra në sy mungesa e ish-partneres së tij në filmin “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata.

 

Ermal Mamaqi, në fjalimin e tij para premierës, nuk la pa komentuar mungesën e Elvanës, duke treguar se Gjata s’kishte mundur dot të vinte, pasi ishte jashtë Shqipërisë për një koncert.

 

 

Më tej ai bëri një batutë, duke iu drejtuar Elvanës në mungesë me fjalët: “Me këtë që bëre që nuk erdhe në këtë premierë, po të them që ta bëri mirë juria e Festivalit që të vuri dysh.”

Dyshimet u shtuan kur panë se në “Instagram”-in e saj, Elvana nuk bëri asnjë postim mbështetës për arritjen e re të Ermalit në kinema, ashtu siç bëjnë miqtë për njëri-tjetrin.