Pasi Roza Lati e quajti “mosmirënjohëse”, Enca vendosi të përgjigjet kështu

Pasi Roza Lati e quajti “mosmirënjohëse”, Enca vendosi të përgjigjet kështu

336
0

Me siguri e keni ndjekur ditën e djeshme një debat virtual që ka nisur mes Roza Latit dhe Encës. Gjithçka nisi kur Enca në emisionin “Xing me Ermalin“ u shpreh për ofendimin që Trejsi i kishte bërë në emisionin “Why Not”, se Roza e ka bërë kastile gjithçka pasi këngëtarja nuk ka pranuar të shkojë në emisionin e saj.

Ditën e djeshme, me një gjuhë të ashpër u përgjigj vetë Roza nëpërmjet disa Instastory që ju mund t’i lexoni këtu.Nga ana tjetër, duket se edhe Enca nuk e la me kaq. Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një copëz të këngës së saj të re, që nuk e ka lançuar ende. Në tekst dëgjohet vetëm “zemër përse je xheloze për mua” dhe mbi të, këngëtarja ka shkruar: “mund të gjesh veten zemër”, duke nënkuptuar se gjithçka Roza ka pasur është veçse xhelozi.

Jemi në pritje nëse do të ketë një vazhdim nga Roza Lati apo gjithçka do të mbetet me kaq.