
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Ditën e Verës duke dhënë një mesazh inkurajues për shqiptarët ndërsa përballen me një situatë të pazakontë për shkak të koronavirusit.
Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA-ve, shkruan se pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku.
Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurt në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura!”, shkruan ambasada e SHBA.