Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, vjen reagimi i parë nga PD

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, vjen reagimi i parë nga PD

362
0

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, aleate e PS-së së Edi Ramës, duke mos e çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit.

PUK iu drejtua Kolegjit pas dekretit të Presidentit që anullonte zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa lëvizja e saj ishte tërësisht në funksion të qëndrimit të mbajtur nga Rilindja për të mospranuar dhe njohur dekretin

Vetë socialistët nuk kanë preferuar t’i drejtohen ndonjë gjykate për të rrëzuar dekretin, ndërsa PUK iu drejtua Kolegjit duke e cilësuar dekretin si një akt administrative individual.

Në anën tjetër opozita paralajmëroi një vendim të tillë, nisur nga presionet mbi anëtarët e Kolegjit.

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, me një postim në rrjet shkruan     – “Tani,  si hiqet Dekreti i Presidentit nga Fletorja Zyrtare pas këtij vendimit të Kolegjit ….??”.

Për Rilindjen dekreti i Presidentit bie ndesh me Kushtetutën, por këtë interpretim mund t’a bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila është jashtë funksionit.