Lajme

Pas thumbit që ‘lëshoi’ Olti Curri, Alketa Vejsiu ja kthen me dy fjalë

By vizional

April 29, 2019

Moderatorja Alketa Vejsiu vendosi të mbante premtimin për të ndihmuar vogëlushin e emisionit, Xhejson Bafti ‘Në Kurthin e Piter Pan’, por kërkoi donacione nga të gjithë ata që e ndjenin dhe që kishin mundësi.

 

Megjithatë shumë ndjekës e kritikuan, se pse vetë produksioni nuk ja mundësoi një ndihmë, dhe këtë mendim ‘e përqafoi’ dhe Olti Curri.

 

Por, pas komentit ‘pikant’ të Olti Currit ka ardhur dhe një reagim i shkurtër nga moderatorja, Alketa Vejsiu, e cila ka zgjedhur një shprehje të shkëputur nga Oscar Wilde.

 

Ajo nuk ka dashur të zgjatet aq sa bloggeri, megjithatë me një togfjalësh e bëri të qartë se i ishte drejtuar Olti Currit.

 

“Asnjë vepër e mirë nuk mbetet e pandëshkuar”,– ka shkruar moderatorja në InstaStory.