Pas takimit me Presidentin dhe aleatët, Basha: Gati të marrim çdo hap...

Pas takimit me Presidentin dhe aleatët, Basha: Gati të marrim çdo hap për garantimin e zgjedhjeve

351
0

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët, fill pas takimit me Presidentin Ilir Meta, diskutim i cili u pasua me një tjetër takim të Bashës me aleatët opozitarë në selinë blu.

Basha deklaroi se Presidenti Meta mendon se mbajtja e zgjedhjeve më 13 tetor do të ishte një dalje nga kriza politike. Pavarësisht se Basha vetë nuk ka pohuar apo mohuar një zgjidhje të tillë, ai është shprehur para gazetarëve se opozita është e angazhuar maksimalisht që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira.