Ish-deputetja e LSI , Klajda Gjosha, ka zhvilluar një takim me Z. Jon Turner, oficer në zyrën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe. Sipas ish-deputetes kryefjala e këtij takimi ka qenë aktualiteti politik dhe perspektiva europiane të Shqipërisë
Ndëkohë që Gjosha shpreh mirënjohje për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit ndër vite.
Postimi i plotë
Ishte kënaqësi të takohesha me Z. Jon Turner, oficer në zyrën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe. Diskutuam sëbashku mbi aktualitetin politik dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Mirënjohje për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit tonë ndër vite!