Pas takimit me Bashën, Kryemadhi: Të zgjojmë çdo qelizë të shqiptarëve

Pas takimit me Bashën, Kryemadhi: Të zgjojmë çdo qelizë të shqiptarëve

328
0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  në një prononcim të shkurtër për gazetarët  është shprehur se “Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve”.

Pas daljes së saj nga selia e PD, ku zhvilloi një takim me Lulzim Bashën, Kryemadhi tha se zgjedhjet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Edi Ramën. Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse opozita do t’i kthehet protestave, ajo nuk tha detaje, ndërsa shtoi; “E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”.

“Për LSI aksioni opozitar është i rëndësishëm. Kjo ka të bëjë edhe me 15-vjetorin e LSI. Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarë, që janë margjinalizuar. Zgjedhjet treguan se 85% e shqiptarëve se duan më Ramë.E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”, tha Kryemadhi.