Pas suksesit te të moshuarit dhe të rriturit, Moderna nis studimin tek adoleshentët

By vizional

December 13, 2020

Të enjten, kompania bioteknologjike amerikane Moderna Inc njoftoi sa ka nisur që të vaksinojë pjesëmarrësit e parë tek adoleshentët të moshës 12 deri 17 vjeçare.

Studimi i ri po bëhet në bashkëpunim me Autoritetin e Avancuar Biomjekësor dhe Autoritetin e Zhvillimit.

Synimi në është që të gjenerojmë të dhëna në pranverën e 2021 që mund të mbështesin përdorimin“mRNA-1273″ tek adoleshentët para se të nisë viti i ri shkollor në 2021,” tha drejtuesi ekzekutiv Stéphane Bancel.

Lajmi vjen në një kohë kur SHBA-të po përgatiten që të shpërndajnë dozat e para të vaksinave për Covid-19 si nga Moderna ashtu edhe nga rivali Pfizer/BioNTech tek të rriturit.

Një panel prej këshilluesish të jashtëm të FDA do të mblidhen të enjten për të diskutuar nëse do të rekomandohet përdorimi i vaksinës së Pfizer për personat mbi 16-vjeç.