Pas shumë vitesh bashkëjetesë, gruaja ”ia mbledh” Salsano Rrapit, i organizon dasmën...

Pas shumë vitesh bashkëjetesë, gruaja ”ia mbledh” Salsano Rrapit, i organizon dasmën surprizë në buzë të detit (Fotot nga ceremonia)

407
0

Në formën më diskrete të mundshme, larg vëmendjes së rrjeteve sociale, por pranë njerëzve e miqve më të dashur, Salsano Rrapi dhe Erjola Kakeli kanë kurorëzuan dashurinë shumë vjeçare mbrëmjen e kaluar në jugun e Shqipërisë.

Me një festë surprizë në ditën e lindjes, Erjola e ka surprizuar Salsanon duke i vënë unazën në gisht, moment të cilin e kanë dëshmuar gjithë miqtë e pranishëm në festë.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme dhëndri, nusja dhe dy vajzat e vogla janë duke e kremtuar dashurinë e tyre fare thjeshtë, buzë detit me fustanin e bardhë dhe kostumin tipik.

Dekori ka qenë i mbuluar me lule dhe dritat që i kanë dhënë dozat e duhura të romancitetit gjithë mbrëmjës, ndërkohë që pjesë e festës kanë qenë personazhe të njohura të ekranit, kryesisht kolegë të çiftit.

Salsano dhe Erjona bashkëjtojnë prej shumë vitesh dhe momentin më të ëmbël vendosën ta shijojnë pa shumë zhurmë.