Pas “Sanremos” Alketa Vejsiu jep lajmin e madh nga karantina! Projektet e mëdha jashtë Shqipërisë: Corona s’do zgjasë përgjithmonë

Moderatorja, Alketa Vejsiu nuk rri pa projektuar të ardhmen e saj, edhe pse gjendet në karantinë. Vejsiu duket se i ka vënë një qëllim të rëndësishëm vetes. Së shpejti do ta shikojmë me projekte të reja jashtë Shqipërisë. Disa muaj më parë, moderatorja shqiptare prezantoi përkrah Amadeus në Sanremo, dhe shprehu dëshirën se do të jetë pjesë e medies italiane. E kemi parë shpesh në dyert e Mediaset, por ende nuk e dimë nëse Alketa Vejsiu ka firmosur ndonjë kontratë me televizionet e shtetit fqinj.

Postimi i Alketa Vejsiut.

“Më mungon “TVKlan”. Më mungoni ju të gjithë. Do shihemi shpejt jo vetëm me Piter Pan, por me disa projekte të reja që pres me padurim t’i ndaj me ju. Brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Corona nuk do zgjasë përgjithmonë dhe jeta do kthehet aty ku e kishim lënë. Merrni kohë nga koha e karantinës për projektet dhe ëndrrat tuaja. Karantina s’duhet të na vërë në gjumë! Duhet të na rikarikojë”– shkruan Alketa Vejsiu në profilin e saj në rrjete sociale.

 

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *