Pas raportit të 30 qershorit, shefja e ODIHR kthehet në Tiranë. Takim...

Pas raportit të 30 qershorit, shefja e ODIHR kthehet në Tiranë. Takim me Bashën dhe Kryemadhin. Zbardhet axhenda

311
0

 

Pas raportit për votimet e 30 qershorit, Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Adry Glover do të zhvillojë sot një sërë takimesh me krerët e partive politike.

Glover do të takohet me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha ditën e sotme në orën 12:00 në selinë blu.

Ndërkohë që në axhendën e Adry Glover parashikohet dhe një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi është programuar të zhvillohet në orën 14:00 në selinë e LSI.

Ditën e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me Kryeministrin italin, Giuseppe Conte. Ky takim do të zhvillohet në orën 17: 00 rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë.

kryemadhi glover