Aktualitet

“Pas përgjimit tim fshihet një grua. Unë e di se kush është ajo”. Rrëfimi i Ermira Mehmetit

By vizional

October 25, 2017

Ermira Mehmeti rishfaqet pas shume kohësh me një look të ri, por edhe me një jetë të re si avokate në Shkup. Pas skandalit me një përgjim me elementë erotik Ermira Mehmeti u tërhoq nga politika dhe për Rudinën sot në Klan ka thënë se e di kush është njeriu që fshihet pas të ashtuquajtur përgjimit të saj. Ish-deputetja maqedonase ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku foli edhe për bisedën erotike ku pretendohej se politikania fliste me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferri. Mehmeti tha se nuk pret të bëhet drejtësi lidhur me ngjarjen, teksa deklaron se aktorët politikë janë në pushtet. Politikania tha se ka fakte që vërtetojnë se kush qëndron pas ngjarjes, madje shtoi se ka edhe foto të vajzës së përfshirë dhe di emrin e saj.  “Nuk pres që të bëhet drejtësi për sa kohë aktorët e skenarit janë në pushtet. Të gjitha provat që unë kam tregojnë se kush qëndron pas. Nuk është rastësi që ky lançim u bë në kulmin e karrierës sime. Unë kam qenë një zë që kam folur edhe kundër partisë kur kam ndjerë se po flitet kundër shqiptarëve. Por, politika nuk i do njerëzit e ndershëm. Më vjen keq që partia që kam ndihmuar më ka lënë vetëm dhe është bërë pjesë e këtij komploti. Unë vendosa të tërhiqem se ndjeva se nuk mund të fitoj një betejë vetë. Maqedonia është e kapur nga klane.

Unë isha e pafuqishme kundër mafias dhe tërheqja më bën nder. Satisfaksioni im më i madh është se shumë njerëz kanë ardhur t’më thonë se kush qëndron pas dhe kush është i përfshirë. Unë kam foto të asaj zonjushe, ia di emrin por, kam vendosur të tërhiqem sepse niveli im nuk është ky. Por, kjo ngjarje flet për suksesin tim dhe dështimin e tyre. Deri më tani ai ka qenë momenti më i vështirë i jetës time. Por, jeta pa politikë është po aq e bukur”, tha Mehmeti.

 

 

Ermira është nënë e një djali. Ajo është e divorcuar.

 

Vajzë e një familje intelektuale shqiptarësh e shkolluar konsiderohej si një nga gratë me të forta në politikën maqedonase por përgjimi ndryshoi tërësisht karrierën e saj

 

“Deri më tani momenti më i vështirë i jetës time, por për t`i dëshpëruar ata që më duan të keqen. Unë ja ku jam. Gjallë, jetoj shumë mirë madje pa politikën. Sot ka një zyrë avokatie në Shkup. Po mësoj të gjej kënaqësi në diçka të re”, tha Ermira.