Vetëm 5 ditë na ndajnë nga çmimet Grammy. Mbrëmja e madhe po afron dhe pritet që këtë vit të ketë plot surpriza në ndarjen e çmimeve. Por këtë vit asnjëra prej këngëtareve me origjinë shqiptare si Bebe Rexha, Rita Ora apo Dua Lipa nuk u nominuan në asnjë kategori.
Megjithatë Bebe ka zbuluar një lajm të mrekullueshëm për fansat e saj.
Pavarësisht se nuk do të jetë një pretendente për çmim, ajo është përzgjedhur një nga prezantueset e Grammy.
Lajmi u bë i ditur nga Grammy Awards, ndërsa Bebe shprehu emocionin e saj për përzgjedhjen.
Jam e lumtur që këtë vit do të jem në ‘Grammy’ përkrah kolegëve të mi të talentuar”,- shtoi ajo.
Vitin e kaluar Bebe ishte nominuar në 1 kategori në Grammy por nuk rrëmbeu asnjë çmim. Ndërsa bashkëatdhetarja e saj Dua Lipa fitoi në dy kategori duke u hyrë në histori si këngëtarja e parë shqiptare që arrin këtë sukses.