Lajme

Pas një muaji shumë të vështirë, sezoni i Shigjetarit do j’ua lehtësojë jetën; Ja ç’surpriza do të merrni deri në fund të vitit

By vizionc

November 27, 2019

Dielli, prej një muaji ka qenë në shenjën e Akrepit dhe kjo periudhë transformuese e gjitha ka patur të bëjë me ndarjet, gjetjen e pasionit tuaj dhe forcimin e lidhjeve tuaja më intime! Ka qenë një kohë  jashtëzakonisht shteruese emocionalisht , por megjithatë ka një dritë në fund të tunelit! Më 22 nëntor Dielli kaloi në shenjën e zjarrit Shigjetarit dhe gjithçka do të ndërrojë faqe.

Do të jetë një muaj optimist, plot aventura dhe argëtim! Shenjat e zjarrit Dashi, Luani  dhe Shigjetari  po përfitojnë më shumë nga ky tranzit, ndërsa Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit mund të ndihen paksa të luhatur , teksa përpiqen të kapin ritmin.

Zmbrapsja e Mërkurit, muajin e kaluar,i vështirësonte edhe më shumë punët, duke nxitur vetëm drama të pakuptimta.  Por tanimë vibrimet e shenjës së Akrepit, ia lanë vendin karakteristikave të Shigjetarit e të gjithë do të jenë më tolerantë dhe do ndihen më të lirë për të vepruar.

Vjeshta fillon me sezonin e Peshores, kur më shumë se gjithçka përqendroheni në marrëdhënie, ndjekur nga sezoni i Akrepit, kur marrëdhëniet thellohen edhe më shumë, e më në fund, sapo ta kuptoni plotësisht veten, ata përreth jush dhe si funksionojnë marrëdhëniet tuaja,  me ardhjen e sezonit të Shigjetarit, do të ndiheni të lirë !

Shigjetari sundohet nga Jupiteri, planeti i fatit, rritjes dhe zgjerimit, kështu që kjo kohë e vitit ju gjen me humor të mirë, me dëshirën për të udhëtuar e provuar gjëra të reja.

Vetëbesimi dhe optimizmi që ndjeni tani do ju ndihmojë të lini zonën tuaj të rehatisë dhe të provoni të gjitha llojet e aventurave të reja!

Megjithatë obsesioni juaj për të qenë i drejtë mund të shndërrojë çdo mosmarrëveshje të vogël në një zënkë të madhe, kështu që të kujtohuni se të bërit kompromis në jetë, do ju zgjidhë shumë probleme.

Mos harroni, kjo kohë e vitit ka të bëjë me të mësuarit dhe ndarjen e përvojave tuaja me të tjerët, por nëse nuk pranoni të dëgjoni dhe insistoni të jepni vetëm predikime për mendimet tuaja, vetëm do të konfliktoheni e asgjë më shumë.