Aktualitet

Pas një muaji pushim, rikthehet Kuvendi, ja çfarë pritet të miratohet sot në seancën e parë për 2020-ën

By vizionc

January 20, 2020

Pas rreth një muaj pushim, ditën e sotme Kuvendi do të hapë sot sesionin e VI-të të Legjislaturës së IX -të.

 

Në orën 17:00 kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të çelë sesionin.

 

Ndërkohë në rend të ditës janë parashikuar 5 pika, të cila t do të jenë në qendër të seancës.

 

Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

  1. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  2. Miratimi i Programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
  3. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
  4. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores)