Pas ngjarjes së bujshme, Rina ironizon hapur Loredanën: “Është më e mirë...

Pas ngjarjes së bujshme, Rina ironizon hapur Loredanën: “Është më e mirë si avokate se sa si repere”

471
0

Së fundmi, rep-artistja nga Kosova  Rina Balaj ishte e ftuar në emisionin “72 #Sen” nga Meriton Mjekiqi ku ka folur gjatë rreth karrierës së saj dhe “dissa”-ve shumë të njohur në botën e hip-hiop. Artistja ka treguar se i vetmi “diss” që ajo ka bërë deri më tani në karrierën e saj, është kënga e fundit “Ilegal”.

Gjatë intervitës, e pyetur nga Meritoni, Rina ka dhënë mendimin e saj për disa nga artistët shqiptarë. Ndalur këtu, vëmendje mori përgjigja që dha për çiftin Mozzik-Loredana.

Këngëtar! Si këngëtar më ka pëlqyer, por s’mund t’i them reper”, u shpreh Rina për ish-mikun e saj.

Më tej, e pyetur se çfarë mendon për Loredanën, me ironi rep-artistja është përgjigjur:

“Loredana, si çfarë?”, duke nënkuptuar që nuk e cilëson as këngëtare dhe as repere.

Si repere”, ishte përgjigja e menjëhershme e moderatorit, e cila u pasua nga një përgjigjie sërish ironike dhe tallëse nga ana e Rinës.

Si avokate më pëlqen më shumë”, ka thënë ajo duke qeshur.

Me këtë përgjigje, Rina i referohet ngjarjeve të fundit të Loredanës e cila po përballet me drejtësinë zvicerane pasi mashtrroi një çift të moshuarish duke u prezantuar tek ata si avokate dhe më pas duke ju vjedhur para.

Pas kësaj batute të Rinës nuk e dimë nëse çifti do të reagojë apo do ta lërë me kaq.