Tiranë-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shfaqet së fundmi duke ecur në rrugët e Tiranës. Ai teksa ecën flet edhe në telefon, takon njerëz dhe jep premtime. Në videon e mëposhtme kryedemorakti jep ndër të tjera mesazhin se gjithmonë do ju shërbejë shqiptarëve.
Kohët e fundit Basha është shumë aktiv në rrjetet sociale. Pak ditë më parë kryedemorakti u shfaq në një nga lokalet e Tiranës, duke pirë kafe. Basha tregoi me dy hapa sesi mund të pihet kafeja e mëgjesit. Po kështu dy ditë më parë u shfaq në krah të Verës, ku mbante edhe një qese me shegë.