Ilda Bejrit e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake Up, ka folur më tepër për pozicionin e saj në Digitalb. Bukuroshja u largua pas 11 vitesh karrierë në këtë format u shoqërua me bujë të madhe, po aq edhe kalimi në Top Channel.
“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, tha Ilda, e cila nuk u kursye aspak ndaj Dritan Shakohoxhës, i cili ishte edhe shkaku i largimit të saj.
“Konflikt real nuk ka pse të ketë sepse ne jemi dy njerëz që vazhdojmë secili punën e vet. Në 11 vite, unë nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë. Përgjigja e tij mu duk e tepruar, por gjithsesi vazhdon seriali ‘Burrat që urrejnë gratë’. Shakohoxha është një nga ata njerëz që unë se kuptoj profesionin që ka: një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj që të gjejë veten mbi të gjitha”, tha moderatorja duke thumbuar kështu komentatorin, i cili pak ditë më parë deklaroi se ishte ai që e punësoi Ildën dhe ai e shkarkoi.