Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit janë kthyer nga muaji i mjaltit në Maldive dhe në avionin me të cilin do të udhëtonin janë përballur me një surprizë të ëmbël. Stafi i avionit kishte përgatitur për ta një tortë me foton e tyre për t’i uruar lumturi ҫiftit të sapomartuar. Sapo lanë shtëpinë në Maldive, në kthim, çiftin e priste një një surprizë në aeroplan. Në avionin THY ishte një tortë me foton e Fahriye dhe Burak, në të cilën ishte shkruar “Ju urojmë lumturi në jetë!” Fahriye, e befasuar nga surpriza, e ndau fotografinë e tortës edhe në profilin e saj në Instagram.
Surprizë e ëmbël
Morëm këtë surprizë të ëmbël në fluturim pas kthimit nga muaji i mjaltit. Faleminderit Turkish Airlines për detajet dhe urimet e bukura…