Pas infektimit me Covid, Genc Prelvukaj shtrohet në spital. Mesazhi i Enit:...

Pas infektimit me Covid, Genc Prelvukaj shtrohet në spital. Mesazhi i Enit: Do ta kalojmë

364
0

Katër ditë më parë, këngëtari Genc Prelvukaj ka dhënë lajmin se është infektuar me koronavirus. Mirëpo, siç duket, gjendja e tij nuk është edhe shumë mirë.

Ka qenë e dashura e tij Eni Koçi ajo e cila ka hedhur një foto në Instastory, ku tregoi se Genci është shtruar në spital.

“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë atë”, ka shkruar Eni krahas fotos, ku i dashuri i saj shihet duke marrë serum.

Kujtojmë që para dy ditësh, këngëtarja tregoi se kishte dal negative, pasi kishte bërë testin e Covid-19.