Pas ‘furtunës’, Ben BLUSHI drekon me Blendi FEVZIUN (FOTO)

Pas ‘furtunës’, Ben BLUSHI drekon me Blendi FEVZIUN (FOTO)

535
0

Blendi Fevziu ishte gati të kalonte në Top Channel por në orët e fundit, pas negociatave edhe me pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj, Fevziu vendosi mos ta lërë këtë televizion. Për herë të parë pas gjithë “furtunës” mediatike që shkaktoi ky lajm, drejtori i Top Channel, Ben Blushi dhe Blendi Fevziu kanë drekuar së bashku, shkruan newsbomb.al. Me ta është edhe botuesi i njohur i “Koha Jonë” Nikoll Lesi i cili ka qenë më i interesuar të nxjerrë dyshen Blushi-Fevziu në këtë foto të publikuar, se sa veten. Nëse kjo është një drekë miqësore apo një drekë që do prodhojë zhvillime të reja në radhët e “merkatos mediatike” kjo është një gjë që mbetet për t’u parë në vazhdim.