Bota

Pas bllokimit në rrjetet sociale, kërkohet që Donald Trump të hiqet nga filmi “I vetëm në shtëpi”

By vizional

January 11, 2021

Pas bllokimit në rrjetet sociale të Presidentit amerikan Donald Trump pas sulmit që ndodhi në Kongres, janë shtuar zërat që 74-vjeçari të censurohet edhe në disa filma që ka marrë pjesë vite më parë.

Konkretisht bëhet fjalë për filmin e njohur dhe të dashur për publikun, “I vetëm në shtëpi 2”. Në këtë film, Donald Trump është pjesë e një episodi të shkurtër.

Trump ka patur disa role të shkurtra në disa filma në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000, kur ishte biznesmen. Tashmë, një pjesë e përdoruesve të internetit kanë kërkuar që pjesa e Donald Trump të hiqet nga filmi “I vetëm në shtëpi 2” dhe të zëvendësohet.

Ata kanë sugjeruar që Trump të zëvendësohet nga aktori Christopher Plummer në këtë rol.

Llogaritë e Donald Trump në Twitter dhe Facebook janë bllokuar pas sulmit në Kongresin amerikan. Thirrjet e Trump u konsideruan nga këto rrjete sociale si nxitëse për mbështetësit e tij, të cilët sulmuan Kongresin.

Donald Trump do të qëndrojë në detyrë si President i SHBA deri më 20 Janar, ditën kur Joe Biden do të marrë zyrtarisht detyrën.