Pas aludimeve të shumta se është në pritje të ëmbël, Elia Zaharia...

Pas aludimeve të shumta se është në pritje të ëmbël, Elia Zaharia tregon të vërtetën në mënyrën më epike

380
0

Për të dytën herë, Elia Zaharia Zogu është vënë në qendër të mediave rozë për shkak të një fotoje të postuar së fundmi në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, Pallati Mbretëror organizoi një event gala ku morën pjesë emra të rëndësishëm të ekranit shqiptar. Elia u shfaq e veshur me një fustan pas trupit në ngjyrë vishnje. Por ndjekësit e saj vunë re mënjëherë një ndryshim në pamjen e saj.

Disa kilogramë më tepër, bënë që të rinisnin aludimet se ajo është shtatzënë. Më në fund Elia vendosi të reagojë duke i kthyer një përgjigje në koment njërit prej ndjekësve të saj.

“Më duket se kemi të reja” ishte komenti,, së cilit Elia i ktheu përgjigjen epike.

“E reja është shumë pica dhe pasta”.

Në këtë mënyrë ajo mohoi lajmet për një shtatzani të mundshme duke mbyllur sërish këtë temë