Pas 5 muajsh pezullim, rinis sot kontrolli teknik i automjeteve, ja kush...

Pas 5 muajsh pezullim, rinis sot kontrolli teknik i automjeteve, ja kush kolaudohen të parat

398
0

Nis sot kontrolli teknik i automjeteve apo koaludimi. Këtë herë shërbimin e ka marrë në dorëzim DPSHTRR pasi kontrata koncesionare me SGS mbaroi në dhjetor.

Prej janarit ky shërbim ka qenë i pezulluar teksa nga sot fillon kolaudimi, fillimisht për kamionët, rimorkiot, tërheqësit dhe gjithë mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Fillimisht do të jenë 150 mjete për kolaudim, kryesisht që iu refuzua vitin e kaluar, pastaj janë mjetet pas 31 dhjetorit që kryejnë kolaudim për herë të parë.

Atyre që u  skadon në këtë moment certifikata do i shtyhet me një vit me ndryshimet e reja dhe vlen ende certifikata e vitit të kaluar.