Kuriozitete

Pas 2 ditësh në qiell do të shihni “Hënën Rozë”!

By admin

April 06, 2020

Ajo që njihet si Hëna Rozë apo Hëna e Trëndafiltë e Pashkëve pritet të jetë e dukshme më 8 prill.Hëna e plotë do të arrijë pikun kur sfera hënore të vendoset direkt përballë diellit. Por, pavarësisht emrit të pazakontë, hëna nuk do të marrë vërtet ngjyrën rozë. Ky emër e ka gjenezën në fiset indiane të Amerikës, që e përdornin emërtimin në fjalë për matjen e kohës.

“Hëna Rozë” i referohet një myshku, ose luleje të egër, që çel në këtë kohë të vitit. Amerikanët e parë e kanë përdorur emrin, ndër të tjera, për të treguar ndryshimet sezonale. Për shembull, “Fish Moon” shënon periudhën kur peshku noton në rrjedhën e sipërme për të hedhur vezët.