Pas 11 vitesh bashkëpunimi, ky është vendimi që mori Kim Kardashian për...

Pas 11 vitesh bashkëpunimi, ky është vendimi që mori Kim Kardashian për shqiptarin

303
0

Kim Kardashian i qëndron besnike grimierit shqiptar, Mario Dedivanovic.

Ajo do të sjellë bashkëpunimin e dytë me Marion, të cilin do e quajë “Artisti dhe Muza”.

Këtë e zbuloi me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej pranë grimierit shqiptar.

“Për 11 vite, unë dhe Mario kemi punuar së bashku, duke sjell disa prej pamjeve më të bukura. E kam parë të rritet nga një djalë i talentuar, në rrugën e tij, pa u nxituar, e gjithmonë duke vendosur punën dhe të tjerët para vetes. Ai e vlerëson punën, është tepër besnik dhe nuk ndjek trendet e të tjerëve dhe është kthyer në një frymëzim për artistë të tjerë kudo në botë. Jam shumë e emocionuar për bashkëpunimin tonë të dytë. Na ndiqni për të zbuluar projektin më të fundit të ‘KKË’ x MARIO: ‘The Artist And The Muse’”, shkruajti Kim.

https://www.instagram.com/p/B4xeoJCASFp/?utm_source=ig_embed

 

Shperndaje