Parullat e studentëve thyejnë rrjetin, nga memet ironike kundër Ramës tek ato...

Parullat e studentëve thyejnë rrjetin, nga memet ironike kundër Ramës tek ato ndaj Nikollës

566
0

“Lufta” e studentëve për të drejtat e tyre nuk ka qenë vetëm në shesh, me deklaratat e thirrjet e tyre por edhe nëpërmjet parullave e pankartave të shumta, disa në formën e memeve. Pikërisht këto parulla po bëjnë xhiron e rrjetit në rrjetet sociale. Disa prej tyre, tallen me mesataren, me faktin që janë quajtur ngelësa. Nuk mungon një foto e një studenteje që ndërsa proteston mban në çadër për të mos u lagur nga shiu edhe një polic. Kjo është e treta ditë që studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Sot Lindita Nikolla doli për të biseduar me ta por u prit me thirrjet “turp” dhe vuvuzela dhe u kthye brenda Ministrisë. Studentët kanë parashtruar disa kërkesa për qeverinë. Ja disa prej fotove pikane të protestës në vëmendjen tuaj.