Partizani – Sherif, “bookmakers” shohin favorit ekipin shqiptar

Partizani – Sherif, “bookmakers” shohin favorit ekipin shqiptar

471
0

Partizani e tregoi veten që është një “kockë e fortë” kundër Karabak. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në “Selman Stërmasi”, ku pas një pjesë të parë konfuze, filluan të fitonin terren ndaj në fraksionin e dytë të takimit, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit.

Të enjten demat mirëpresin në Tiranë një tjetër ekip kampion. Moldavët e Sherif Tiraspol rikthehen në Shqipëri dy vite pasi u përballën me Kukësin e Ernest Gjokës. Skuadra nga territori autonom i Transnistrisë nuk vjen si favoritë këtë në takim në kuotat e kompanive ndërkombëtare të basteve.

Kampionët e Shqipërisë shihen si favoritë me një koeficient fitoreje prej 2.34, ndërsa barazimi kuotohet me 3.24. Triumfi i moldavëve në tokën shqiptare shoqërohet ke koeficientin 2.75.