Partizani arrin fitoren e parë, “demat” mundin polakët e Krakovias.

Partizani arrin fitoren e parë, “demat” mundin polakët e Krakovias.

568
0

KS Krakovia – FK Partizani 0-1

GOL: / Kardozo 74′

FORMACIONi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Hila, Kote, Asani, Melo, Çinari. Trajner: Franko Lerda

Partizani zhvilloi ditën e sotme, ndeshjen e tretë miqësore, teksa gjendet në ditën e fundit të përgatitjeve në Slloveni.

Përballë ekipit polakt të KS Krakovia, kampionët e Shqipërisë arritën fitoren e parë, me shifrat minimale 0-1, pas dy humbjeve më parë.

Pjesa e pare u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në formacionin titullar të Franko Lerdës, ra në sy mungesa e Trashit në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa vendin e tij e kishte zënë Esin Hakaj.

Edhe pjesa e dytë nisi po me të njëjtin formacion, ndërsa vetëm në minutën e 68-të, Hoxha, Çinari dhe ASani, i lanë vendin Livio Malajt, Mensah dhe Kardozos. Pikërisht ky i fundit, shënoi edhe golin për të kuqtë, teksa arriti të realizojë në minutën e 74-t të takimit.

Me kalimin e minutave, Lerda provoi edhe Brojan e Kodrën, në vend të Hilës dhe Kotes. Deri në fund, nuk pati ndryshim rezultati, ndërkohë që Partizani arriti fitoren e parë në tre miqësore.