Partitë politike shpenzuan 250 milion lekë më 25 qershor: LSI më “pasanike”...

Partitë politike shpenzuan 250 milion lekë më 25 qershor: LSI më “pasanike” se PD

326
0

Në zgjedhjet e 25 qershorit partitë politike shpenzuar afro 250 milion lekë për fushatën zgjedhore. Kështu shkruan raporti i KQZ-së për zgjedhjet e fundit parlamentare. Listën e kryeson Partia Socialiste me afro 100 milionë lekë të reja në një muaj me mitingje, shpenzime apo ambientet elektorale. Partia Demokratike rezulton të ketë shpenzuar rreth 58 milionë lekë të reja. LSI forca e tretë, por nga një periudhë tetëvjeçare qeverisëse rezulton të ketë shpenzuar 88 milionë lekë të reja, pra më shumë se forca e parë opozitare. Ndërkaq, partitë e vogla kanë shpenzuar shuma simbolike, apo të paktën këto kanë deklaruar në KQZ. Në formularin e dorëzuar nga LIBRA, rezulton se forca e Ben Blushit ka shpenzuar vetëm 730 mijë lekë, ndërsa republikanët e Fatmir Mediut, edhe pse pjesë e listës së PD-së kanë shpenzuar 2.5 milionë lekë.