Parlamenti Europian ‘sfidon’ KE-në, miraton rezolutën për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Parlamenti Europian ‘sfidon’ KE-në, miraton rezolutën për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

381
0

Parlamenti Europian miraton rezolutën për hapjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas një seance maratonë, e cila nisi ditën djeshme, deputetët e PE-së votuan me 412 vota pro për çeljen e bisedimeve për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Në këtë mënyrë, PE-ja i kundërpërgjigjet Këshillit Europian, i cili nuk arriti të binte në unanimitet për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në nisjen e dialogut për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

 

Vendimi për bisedimet të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të merret në Samitin e ardhshëm të BE-së në muajin maj.