Lajme

Parashikimi/ Si do të ndryshojnë temperaturat në tre fraksionet e ditës

By vizional

February 25, 2019

Moti sot do të vijojë të jetë i qëndrueshë,, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante në të gjithë territorin, kryesisht më të dendura në zonat malore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit në mëngjes do të jenë konstante. Ndërsa në mesditë pritet një rritje e lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -9 °C deri në 12 °C. Lidhur me pasditen dhe natën, moti do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve. Era do fryjë mesatare në jug por e fortë në veri me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.