Parashikimi i yjeve për vitin 2020: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Nga Paolo Fox

Luani:

 

Të lindurit në shenjën e Luanit gjatë vitit 2020 do të përqendrohen tek arritjet personale. Do të ndiheni më energjikë se kurrë, aq sa i gjithë ky vrull do të ndikojë tek objektivat personalë dhe ëndrrat tuaja. Luanët janë ambiciozë dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të ecur përpara. Sigurisht që janë shumë bujarë pasi arrijnë atë që duan. Luanët janë mendjehapur, krijues dhe ke qejf të shoqërohesh me ta. Viti 2020 do të jetë viti i ndryshimit në marrëdhënie. Jeni apo s’jeni me njeriun e duhur në krah, lidhjet sentimentale do të përballen me vështirësi. Doni gjithmonë të dini më shumë për partnerët. Kurrsesi s’ju këshillojmë të lidheni me miqtë, pasi do të jetë e kotë. Angazhohuni më shumë me familjen. Miqtë e familjarët mërziten shpeshherë nga jeta që bëni, ndaj shmangini sa më shumë festat deri natën vonë. Këtë vit do të përqendroheni shumë te karriera. Edhe pse do të përballeni me disa çështje burokratike, gjithçka do të shkojë vaj. Përpiquni të afroheni më shumë me kolegët dhe shefat, pasi kjo gjë sjell qëndrueshmëri. Mos krijoni konflikte në ambientet e punës. Këtë vit do të përpiqeni të kurseni para dhe buxheti financiar do të jetë shumë thelbësor, pasi keni ndër mend të bëni investime. Ndoshta gjatë viti 2020 do të jeni më impulsivë se zakonisht dhe do të doni të provoni gjëra të reja. Problemi më i zakonshëm i të lindurve në këtë shenjë është mungesa e gjumit, ndaj kushtojini më shumë rëndësi. Për ju çdo vit është i mbushur me mundësi të reja, ndaj mos çoni dëm asnjë ditë.

 

 

 

Virgjëresha:

 

Viti 2020 do të jetë pak a shumë i ngjashëm me 2019-n. Kjo nuk do të thotë se s’ka vend për përmirësime. Duhet të përpiqeni në maksimum që të ndryshoni, edhe pse jeta juaj sociale apo profesionale duket sikur mbetet në vend numëro. Femrat e kësaj shenje kanë karakteristikat më të mira për të qenë nëna të suksesshme. Të lindurit në këtë shenjë janë modestë, praktikë, por edhe të përsosur. Konservatorë dhe inteligjentë, tipare dalluese të kësaj shenje. Nëse gjërat shkojnë mirë për ju, atëherë s’është nevoja të bëni ndryshime në jetën sentimentale. Ndoshta keni pasur probleme në komunikim me partnerët apo thjesht keni në krah personin e gabuar. Ndoshta gjatë vitit 2020 do të merrni disa vendime impulsive, ndaj mendohuni dy herë para se të merrni përsipër angazhime serioze. Do t’ju jepen mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet me miqtë dhe familjarët tuaj. Detyra juaj e vetme është të mendoheni mirë para se të flisni dhe nuk do të keni asnjë problem. Sa për aspektin profesional, këtë vit do të shkëlqeni falë aftësive tuaja të natyrshme. Për sa u përket financave, do të keni mjaftueshëm të ardhura për të shpenzuar, por edhe për të kursyer. Është thelbësore që këtë vit të ushtroheni më shumë dhe të jeni në formë. Kujdesuni më shumë për veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Gjithçka do të shkojë për mrekulli, nëse e bëni.

 

 

Author: vizional