Lajme

Parashikimi i motit, zbuloni surprizat për sot

By vizional

September 10, 2019

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, e marta priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve.

 

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

 

Temperaturat

 

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

në bregdet: 19 / 29 °C

 

në vendet e ulëta: 17 / 31 °C

 

në vendet malore: 12 / 28 °C.

 

Era

 

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare.