Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i vranët, me temperaturat maksimale që pësojnë disa gradë ulje krahasuar me dje, por ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut në disa qarqe të vendit. Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër priten të kenë sasisë më të madhe të reshjeve.
RESHJET
nesër (e premte dt.05) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, lokalisht deri mesatare në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot (e premte dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 12 °C
ERA
Sot (e premte dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.