Lajme

Parashikimi i motit: Temperaturat shkojnë 30 gradë

By vizional

May 21, 2018

Moti sot (e hene) do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu në formën e rrebesheve në mesditë. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

 

Temperaturat min dhe max

 

Zonat malore 12/25°C

 

Zonat e ulëta 16/30°C

 

Zonat bregdetare 17/29°C

 

Meteorologe: Rezarta Xhakollari