Ditën e sotme pritet rritje e intensitetit të reshjeve. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ato priten të arrijnë deri mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
RESHJET
Sot (e hënë dt.08) pritet rritje e intensitetit të reshjeve, ato priten të arrijnë deri mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot (e hënë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 15 °C
në vendet e ulëta: 11 /15 °C
në vendet malore: 5 / 10 °C
ERA
Sot (e hënë dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.