Lajme

Parashikimi i motit/ Sot dita e fundit me reshje për këtë javë, nga pasditja rikthehet moti i qëndrueshëm

By vizional

February 02, 2021

Kjo javë do të nisë me ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dhe reshje shiu deri të martën. Reshjet parashikohen në intensitet të ulët dhe përkohësisht në bregdet e veriperëndim dhe me intensitet mesatar.

Në mesjavë do të ushtrojë ndimimin moti i qendrueshëm me prani vlerash të larta të presionit atmosferik. Moti përgjithësisht parashikohet me diell dhe vranësira të pakëta deri mesatare.Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga një valëzim 3 deri 4 ballë deri të martën. Më tej deti kryesisht i qetë.

 

Moti me diell dhe era e ngrohtë do të sjellin rritje graduale temperaturash vecanërisht gjatë orëve të mesditës.

 

Një grimcë pranvere do të përshkojë vendin gjatë kësaj jave.