Lajme

Parashikimi i motit: Shi dhe bore në zonat malore

By vizional

December 13, 2018

Orët e paradites janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke gjeneruar reshje të dobëta shiu e dëbore. Më të mundshme parashikohen të jenë në rajonin Jugor – Juglindor. Pasditja vijon me vranësira dhe reshje shiu ne pjesën më të madhe të territorit por më të dukshme në zonat juglindore ku do të ketë reshje dëbore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4 në 14°C. Era do fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.