Parashikimi i motit, rriten temperaturat 18.07.2019

Parashikimi i motit, rriten temperaturat 18.07.2019

414
0

Këtë të enjte vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e një moti të kthjellët dhe me diell, por nuk mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në zonat malore.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash me këto të fundit më tepër prezente në relievet malore.

Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash shtrihen në të gjithë territorin. Temperaturat e mesditës nuk do t’i kalojnë vlerat prej 27-29°C.