Parashikimi i motit, priten reshje lokale

Parashikimi i motit, priten reshje lokale

429
0

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë orët e para të ditës. Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët por vranësira të shpeshta në zonat malore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C mëngjesi deri në 23 °C mesdita. Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.